Paratë false “pushtojnë” Kosovën – 200 euro si VIP e padukshme

Qytetarët e Kosovës po hasin gjithnjë e më shumë në para të falsifikuara, dhe 200 euroshi duket se është bërë VIP i padukshëm i tregut. Sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, vetëm nga janari deri në gusht janë kapur 556 kopje të tij, ndërsa monedhat 2-euroshe arrijnë të “infektojnë” mbi 26 mijë copë.
Eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, tha per FrontOnline se “falsifikimi i kartëmonedhave nuk trondit stabilitetin makroekonomik të euros, por ka efekte të ndjeshme në jetën e përditshme dhe në tregun lokal.” Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, çdo kartëmonedhë dhe monedhë e dyshuar si false duhet të tërhiqet dhe dorëzohet menjëherë tek autoritetet përkatëse.
Pra, kur nxjerr portofolin për një kafe, mund të mos e dish nëse po paguan me 200 euro të vërteta… apo me VIP-in e padukshëm të parave false.