Drin “makazze” Shaqiri bën histori në CS2, shpallet MVP i ESL Pro League

Drin Shaqiri, i njohur si “makazze”, ka hyrë në histori si lojtari i parë shqiptar që fiton çmimin MVP në ESL Pro League. Ai udhëhoqi ekipin Natus Vincere drejt triumfit në finale kundër Aurora Gaming, duke mbyllur serinë me rezultat 3-1 në mapa.
Performanca e tij gjatë gjithë turneut ishte spektakolare, por në finalen e sotme “makazze” dha më të mirën. Shkathtësia, vendosmëria dhe vendimet e shpejta në lojë i siguruan atij këtë titull prestigjioz.
Kjo fitore nuk është vetëm një sukses personal për Shaqirin, por edhe një moment historik për komunitetin shqiptar të Counter‑Strike 2, që tani ka një përfaqësues në nivel botëror.
Nga serverët e CS2 drejt skenave ndërkombëtare, Drin “makazze” Shaqiri ka treguar se talenti shqiptar mund të rivalizojë me lojtarët më të mirë të botës, duke ngritur edhe një trofe të madh përpara syve të gjithë komunitetit gaming.