Tifozi i Barcelonës gabon stadiumin në Angli dhe përfundon 500 km larg ndeshjes së Champions League

Tifozi i Barcelonës gabon stadiumin në Angli dhe përfundon 500 km larg ndeshjes së Champions League

Një histori sa qesharake aq edhe e pazakontë ka ndodhur në Angli me një tifoz të FC Barcelona, i cili përfundoi duke parë një ndeshje të divizionit të tretë anglez, ndërsa mendonte se po shkonte të ndiqte një përballje të UEFA Champions League.

Tifozi spanjoll kishte udhëtuar nga Spanja për ta parë ndeshjen mes Newcastle United dhe Barcelonës në stadiumin St James’ Park në Newcastle. Por ai vendosi në navigacion vetëm emrin e stadiumit dhe përfundoi në një impiant tjetër me emër pothuajse të njëjtë: St James Park, rreth 366 milje (afro 590 kilometra) larg.

Vetëm kur arriti në hyrje të stadiumit dhe tregoi biletën për ndeshjen e Champions League, stafi i klubit kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte. Stadiumi ku ai kishte shkuar i përkiste klubit Exeter City FC, i cili atë mbrëmje po luante një ndeshje të EFL League One kundër Lincoln City FC.

Megjithëse e kishte humbur ndeshjen e ekipit të zemrës, stafi i klubit e mirëpriti tifozin dhe i ofroi një biletë për ta parë ndeshjen e tyre. Ndërkohë, në ndeshjen e vërtetë në Newcastle, Barcelona arriti një barazim 1-1, me golin e barazimit të realizuar në minutat e fundit nga talenti i ri Lamine Yamal. Historia e tifozit u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga episodet më të pazakonta të sezonit futbollistik.