Surpriza e mbrëmjes në BRIT Awards 2026 mban emrin Dua Lipa

Në mbrëmjen e 46-të të BRIT Awards, të mbajtur më 28 shkurt 2026 në arenën Co-op Live në Manchester, një nga momentet më të përfolura të natës nuk ishte në programin zyrtar. Ishte hyrja surprizë e Dua Lipa që elektrizoi skenën dhe publikun.
Gjatë performancës së Mark Ronson, i cili po interpretonte një medley të hiteve, Dua Lipa u shfaq papritur, duke zbritur nga lart mbi një top diskodishe gjigant. Ajo interpretoi pjesë nga “Dance the Night” dhe “Electricity”, duke u bashkuar me Ronson në një moment plot energji, që u konsiderua ndër kulmet artistike të mbrëmjes.
Performanca u prit me entuziazëm të madh, si nga audienca në sallë ashtu edhe nga fansat në rrjetet sociale. Pamjet u shpërndanë menjëherë, ndërsa komentet vlerësuan skenografinë spektakolare, vokalin live dhe prezencën e saj të fuqishme në një nga netët më të rëndësishme të muzikës britanike.
Dua Lipa mbetet një prej artisteve më të vlerësuara në historinë e BRIT Awards, me 7 çmime të fituara nga viti 2018 deri në vitin 2024, përfshirë trofe madhore si British Female Solo Artist dhe British Album of the Year, duke konfirmuar ndikimin dhe suksesin e saj të vazhdueshëm në industrinë muzikore britanike.