Kosova ndër vendet më të sigurta në Ballkan: 64% e qytetarëve ndihen të mbrojtur

Kosova ndër vendet më të sigurta në Ballkan: 64% e qytetarëve ndihen të mbrojtur

Kosova po shkëlqen në rajon kur vjen puna te siguria personale. Sipas raportit rajonal “SecuriMeter 2025” të publikuar nga Regional Cooperation Council, 64% e qytetarëve kosovarë ndihen të sigurt, duke e renditur vendin ndër vendet me perceptimin më të lartë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës thekson se raporti evidenton edhe nivel të lartë besimi në institucionet vendore: 70.6% e qytetarëve besojnë në polici dhe 74.6% në ushtri. Përveç kësaj, 58.4% e të anketuarve e konsiderojnë Kosovën një vend të sigurt për të jetuar, ndërsa 80.5% thonë se nuk kanë plane për t’u larguar jashtë vendit.

Raporti gjithashtu nxjerr në pah mbështetjen e gjerë për integrimin euro-atlantik, me 71% të qytetarëve që përkrahin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe 90.8% për anëtarësim në NATO. MPB-ja e ka vlerësuar këtë si një dëshmi të progresit të vendit në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe besimit qytetar në institucionet vendore.