Ambasada Amerikane paralajmëron: Shmangni disa lokale në Tiranë për arsye sigurie

Ambasada Amerikane paralajmëron: Shmangni disa lokale në Tiranë për arsye sigurie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie duke këshilluar shtetasit amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Sipas njoftimit, për personelin e ambasadës janë ndaluar restorantet dhe lokalet Juvenilja, Kështjella Juvenilja, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club. Masa është ndërmarrë si hap paraprak sigurie.