BE propozon heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

BE propozon heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, propozon nisjen e bisedimeve për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në zonën pa roaming të BE-së. Një hap që mund t’i japë fund faturave të papritura gjatë udhëtimeve.

Në Bruksel po merr formë një nismë që mund të ndryshojë mënyrën si komunikojnë qytetarët e Ballkani Perëndimor me pjesën tjetër të Evropës. Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka propozuar nisjen e bisedimeve për heqjen e tarifave të roaming-ut për gjashtë vendet e rajonit.

Sipas saj, kostot e larta të roaming-ut vazhdojnë të jenë barrë për qytetarët – veçanërisht për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që mbajnë lidhje të vazhdueshme me të afërmit jashtë vendit. “Faturat e papritura gjatë udhëtimeve janë diçka që ne nuk e pranojmë më në BE”, ka shkruar Kos në një postim në platformën X, duke nënvizuar se standardi evropian duhet të shtrihet edhe në këtë pjesë të kontinentit.

Nëse bisedimet konkretizohen, qytetarët e rajonit do të mund të përdorin telefoninë mobile në vendet e BE-së pa tarifa shtesë – një hap praktik, por me simbolikë të fortë politike. Përtej kursimit financiar, kjo do të ishte një tjetër urë integrimi mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.