NEWBORN: Simbol i qëndrueshmërisë dhe fillimeve të reja për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

NEWBORN: Simbol i qëndrueshmërisë dhe fillimeve të reja për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Çdo vit, Monumenti NEWBORN në Prishtinë zgjohet me një pamje të re, duke treguar historinë dhe shpresën e Kosovës. Këtë 18-vjetor të pavarësisë, artisti Fisnik Ismaili ka përzgjedhur fjalët që flasin më shumë: Shtetësi, Qëndresë, Punë, Trimëri, Obligim, Rimëkëmbje dhe Fillime të reja.

Secila prej tyre përmbledh rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe ndërtimit të shtetit.

Siç shprehet vetë Ismaili, ky mesazh është kushtuar Kosovës dhe aleatit të saj kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë mbështetur vendin në çdo hap të tij drejt lirisë.

Që nga dita kur u zbuluar më 17 shkurt 2008, NEWBORN është bërë më shumë se një monument – është një simbol identiteti, shtetësie dhe aspiratash.

Çdo vit, përmes ndryshimit të pamjes, ai reflekton sfidat e kohës dhe shpresën për një të ardhme të ndritur për Kosovën.