Përgatituni për paradën planetare më 28 shkurt 2026

Një ngjarje astronomike e rrallë po afrohet: më 28 shkurt 2026, gjashtë planete – Merkuri, Venusi, Jupiteri, Saturni, Uranusi dhe Neptuni – do të duket sikur rreshtohen në qiell, një fenomen i njohur si “paradë planetare”.
Nga Toka, planeti Venusi dhe Jupiteri do të jenë më të lehtë për t’u vëzhguar me sy të lirë, ndërsa Merkuri dhe Saturni gjithashtu mund të shihen në kushte të mira. Uranusi dhe Neptuni kërkojnë dylbi ose teleskop, ndërsa Hëna në fazën afër të plotë ose gjysmë e plotë do të shoqërojë këtë shfaqje spektakolare. Marsi nuk është pjesë e rreshtimit.
Për ta parë më mirë, shkoni në një vend të errët larg dritave të qytetit, rreth 30–60 minuta pas perëndimit të diellit, duke parë drejt horizontit perëndimor dhe jug-perëndimor për planetët më të ulët, dhe më pas lart për të vëzhguar Jupiterin. Kujdes, Merkuri dhe Venusi perëndojnë shpejt, ndaj fillimi i vëzhgimit është vendimtar.
Fenomeni nuk ndodh shpesh dhe ka tërhequr vëmendjen e NASA dhe mediave të astronomisë si një mundësi unike për të shikuar qiellin gjatë vitit 2026. Një shfaqje që çdo dashamirës i yjeve duhet ta përjetojë.