Subvencioni për punësimin e të rinjve rritet në 300 euro – shtysë e re për tregun e punës

Subvencioni për punësimin e të rinjve rritet në 300 euro – shtysë e re për tregun e punës

Të rinjtë në Kosovë do të kenë më shumë mbështetje për të hyrë në tregun e punës. Agjencia e Punësimit ka njoftuar se subvencioni mujor për punësimin e tyre është rritur nga 170 në 300 euro.

Skema Kosovo Generation Unlimited zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo synon të krijojë më shumë mundësi për praktikë të subvencionuar dhe përvojë profesionale.

Rritja e subvencionit pritet të lehtësojë barrën për bizneset dhe të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Ky hap shihet si një shtysë konkrete për rritjen e punësimit dhe forcimin e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës.