“Diella” në gjyq – Aktorja Anila Bisha padit qeverinë për përdorimin e imazhit

Një figurë virtuale ka përfunduar në gjykatë. Aktorja Anila Bisha ka paditur qeverinë shqiptare, duke kërkuar që imazhi i saj të mos përdoret më për “Diellën” deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Padia është ngritur ndaj Këshillit të Ministrave, AKSHI-t dhe kompanisë private të përfshirë në projekt. Bisha pretendon se pamja e saj është përdorur pa lejen e duhur për krijimin e figurës së quajtur “ministre virtuale”.
Sipas saj, kontrata me kompaninë Aleat parashikonte përdorimin e imazhit vetëm për asistenten virtuale në platformën e-Albania dhe vetëm deri në fund të vitit 2025.
Aktorja thekson se në marrëveshje nuk përmendej krijimi apo promovimi i një “ministre virtuale”, çështje që tashmë pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative.