Dyvjeçari Jude Owens thyen dy rekorde Guinness në bilardo

Dyvjeçari Jude Owens thyen dy rekorde Guinness në bilardo

Jude Owens nga Manchesteri është bërë personi më i ri në moshë që ka kryer dy truqe të avancuara në bilardo, duke u futur në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Ai realizoi me sukses trukun “pool bank”, ku topi godet një tjetër dhe më pas e dërgon topin në vrimë pas refleksionit nga anësorja, më 12 tetor të vitit të kaluar, kur ishte vetëm 2 vjeç e 302 ditë.

Kjo performancë ishte vazhdimësi e një arritjeje të mëparshme: pesë javë më parë, Jude kishte kryer me sukses trukun e gjuajtjes me dy topa, duke u bërë një nga rekordmbajtësit më të rinj në historinë e bilardos, në moshën 2 vjeç e 261 ditë.

Babai i tij, Luke Owens, ka treguar se e kishte vënë re talentin e të birit që nga fillimi, pasi Jude e zgjidhte gjithmonë bilardon si lojën e tij të preferuar. “Sapko e mori shkopin në duar, e vendosi shumë natyrshëm”, tha ai.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e bën Juden jo vetëm rekordmenin më të ri në bilardo, por edhe një shembull të talentit të hershëm sportiv.