“Gërrdia” sonte premiera në Teatrin Kombëtar të Kosovës!

“Gërrdia” sonte premiera në Teatrin Kombëtar të Kosovës!

Teatri Kombëtar i Kosovës hap vitin 2026 me premierën e shfaqjes “Gërrdia”, një dramë bashkëkohore dhe fituese e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2023. Premiera zhvillohet sot, 19 janar 2026, me fillim nga ora 20:00.

Shfaqja është autorësia dhe regjia e Astrit Kabashit dhe trajton tema të ndjeshme shoqërore përmes një gjuhe skenike të fuqishme dhe intensive, që synon të nxisë reflektim dhe debat tek spektatori. Në role kryesore interpretojnë Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena, të cilët ndërtojnë tensionin dramatik dhe thellojnë konfliktet e veprës.

Skenografia është punuar nga Arben Shala, ndërsa kostumografia nga Yllka Brada. Muzika origjinale e Memli Kelmendit shoqëron narrativën, duke i dhënë ritëm dhe ndjeshmëri rrëfimit. Në ekipin artistik dhe teknik janë gjithashtu Lendi Aliu (asistent regjisor), Mursel Haziri (ispicient), Bujar Bekteshi (ndriçimi), Avdi Gervalla (tonist), ndërsa fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Kushtrim Haxha.

Teatri njofton se gjatë shfaqjes do të ketë krisma armësh, ndaj publiku ftohet të ketë këtë parasysh. Biletat për premierën dhe natën e parë të reprizës janë tashmë të shitura, ndërsa ka ende pak bileta për reprizat e 21 dhe 22 janarit. Rezervimi bëhet duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në 044 430 693.

“Gërrdia” premton një përvojë skenike të fuqishme dhe shënon një hap të rëndësishëm në repertorin teatrore të vitit 2026.