Për Pak: Kur uniforma shijon alkoolin – 113 vjet Policia e Shtetit

Për Pak: Kur uniforma shijon alkoolin – 113 vjet Policia e Shtetit

Policia e Shtetit festoi 113 vjet ekzistencë, një moshë e nderuar ku normalisht pritet urtësi, reflektim dhe disiplinë… por në Mallakastër u vendos të festohet me stil “all inclusive”.

Efektivë aktivë dhe në pension, kryetar bashkie, polici bashkiake dhe një tavolinë që fliste më shumë se fjalimet – me shishe, gota të mbushura dhe uniforma zyrtare – ndoqën nga afër atë që zakonisht ndalohet nga afër. Dollitë u ngritën me krenari institucionale, ndërsa rendi dhe siguria u lanë për pak minuta në pushim… me akull.

Kontrasti ishte perfekt: një institucion që duhet të kontrollojë alkoolin, duke e festuar veten me alkool; një mision serioz i shoqëruar me “gëzuar”; dhe një përvjetor që më shumë ngjante me ditëlindje familjare sesa reflektim shtetëror. Historia e Policisë ka plot sakrifica për t’u nderuar… por këtë herë, respekti për uniformën do të kishte qenë edhe më i plotë sikur gotat të kishin mbetur bosh.