Përqafimet në aeroportet britanike tani me tarifa shtesë!

Përqafimet në aeroportet britanike tani me tarifa shtesë!

Aeroporti London City ka futur tarifa të reja për lënien e pasagjerëve në terminal. Tani, për të shoqëruar me makinë një person të afërt dhe për t’i dhënë një përqafim të shpejtë, duhet të paguash 8 paund (rreth 9 euro) për deri në 5 minuta qëndrimi.

Nëse ky afat kalon, për çdo minutë shtesë kërkohet 1 paund, deri në maksimumin prej 10 minutash, çka e çon tarifën totale në 13 paund.

Ky ndryshim vjen pasi deri më 31 dhjetor 2025, ky shërbim ishte falas, ndërsa tani hyrja në terminal nuk është më e lirë.

Politika e ngjashme aplikohet edhe në London Heathrow, aeroporti më i madh i Evropës, ndërsa në Bristol, taksa për përshëndetje arrin në 8,5 paund.