Violinistja shqiptare Ina Kosturi fiton çmimin “Kompozim Origjinal” në Angli

Violinistja shqiptare Ina Kosturi fiton çmimin “Kompozim Origjinal” në Angli

Ina Kosturi, violiniste dhe kompozitore shqiptare dhe profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim Origjinal”sezonin e katërt të Saint-Saëns International Music CompetitionAngli, raporton albinfo.ch.

Kosturi u rendit e para në të gjitha kategoritë e këtij konkursi prestigjioz për vitin 2025 me veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër”, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për muzikën shqiptare dhe duke u bërë shqiptarja e parë e vlerësuar në konkurset e WOMCO-së.

Në rrjetet sociale, ajo u shpreh mirënjohëse për këtë vlerësim, duke theksuar se çmimi përfaqëson një motivim të veçantë dhe një nisje të bukur për vitin 2026.

Saint-Saëns International Music Competition, pjesë e WOMCO – Organizata Botërore e Konkurseve Muzikore Online, përfshin juristë dhe artistë ndërkombëtarë dhe vlerëson kompozimin, performancën dhe kërkimin akademik.

Kompozimet e Ina Kosturit janë interpretuar nga studentët e saj dhe janë publikuar nga Universal Edition në Vjenë, ndërsa më parë ajo është vlerësuar edhe në konkurse ndërkombëtareEvropë dhe SHBA.