Google prezanton mundësinë për të ndryshuar adresën në Gmail pa humbur të dhëna

Google ka lançuar një funksion të shumëpritur që u lejon përdoruesve të ndryshojnë adresën e tyre të Gmail për herë të parë, pa rrezikuar email-e, skedarë, kontakte apo historikun e llogarisë.
Deri më tani, adresat në Gmail ishin të përhershme, duke i detyruar përdoruesit të krijonin llogari të reja nëse donin një emër ose adresë tjetër.
Ky përditësim ruan të gjitha të dhënat ekzistuese, përfshirë historikun e kutisë hyrëse, skedarët në Google Drive, abonimet dhe cilësimet e sigurisë.
Ndryshimi synon të sjellë lehtësi për profesionistët, krijuesit dhe përdoruesit e vjetër që kanë tejkaluar adresat e tyre të vjetra, por nuk dëshirojnë të humbasin vite të tëra historie dixhitale.
Ky hap i Google pritet të përmirësojë përvojën e përdoruesve dhe të ofrojë më shumë flexibilitet në menaxhimin e llogarive të Gmail-it.