“Dardanët fluturojnë lart”: Kosova shënon progres historik në FIFA

Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për futbollin kosovar. Përfaqësuesja e Kosovës nisi vitin nga vendi i 99-të në renditjen e FIFA-s, por falë një serie rezultate mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, përfundon vitin në vendin e 80-të, duke shënuar ngritjen më të madhe të ndonjë kombëtareje në botë këtë vit.
Pas humbjes hapëse ndaj Zvicrës, Kosova qëndroi e pamposhtur në pesë ndeshjet e tjera, fituesi i tre prej tyre dhe për herë të parë siguroi vend në plejofin evropian për Kupën e Botës. Në Ligën e Kombeve, fitorja ndaj Islandës e çoi ekipin nga Liga C në Ligën B, ndërsa miqësoret në Prishtinë kundër Armenisë dhe Komoreve sollën fitore bindëse.
Ky progres është kulmimi i një rruge graduale që nisi në korrik 2016, kur Kosova hyri në renditjen e FIFA-s në vendin e 190-të. Sot, vendi i 80-të nuk është thjesht një shifër – është një dëshmi e rritjes, përkushtimit dhe ambicies së futbollistëve tanë.
Kosova do të kthehet në fushë në mars 2026, ku ndeshjet ndaj Sllovakisë, Turqisë dhe Rumanisë mund ta çojnë ekipin drejt Kupës së Botës në SHBA, duke shpërblyer përpjekjet e këtij viti historik.