James Cameron bëhet miliarder falë fitimeve të filmave të tij historikë

Pak ditë para publikimit të filmit të tretë të serisë Avatar, “Fire And Ash”, regjisori legjendar James Cameron ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderit, me një pasuri neto prej 1.1 miliardë dollarësh. Në moshën 71-vjeçare, Cameron i bashkohet një klubi të veçantë regjisorësh miliarderë, ku përfshihen George Lucas, Steven Spielberg, Peter Jackson dhe Tyler Perry.
Forbes vëren se Cameron është i vetmi regjisor që ka arritur shumicën e pasurisë së tij përmes fitimeve nga filmat, të cilët kanë gjeneruar pothuajse 9 miliardë dollarë globalisht. Ai mbetet gjithashtu i vetmi regjisor që ka realizuar tre filma që secili ka kaluar 2 miliardë dollarë fitime: Titanic (1997), Avatar (2009) dhe Avatar: The Way of Water (2022).
Avatar ende mban titullin e filmit me fitimet më të larta në histori, me 2.9 miliardë dollarë, ndërsa The Way of Water renditet i treti me 2.3 miliardë dollarë. Me ardhjen e Avatar: Fire And Ash, parashikohet që pasuria e Cameron të rritet më tej, duke i sjellë personalisht të paktën 200 milionë dollarë të tjera.
Me dy kapituj të tjerë të planifikuar për vitet 2029 dhe 2031, James Cameron duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Karriera e tij, e shoqëruar me rekorde botërore dhe sukses financiar, e ka vendosur regjisorin si një nga figurat më ndikues në historinë e kinemasë.