Vedat Muriqi në top-treshe të golashënuesve të La Ligës

Vedat Muriqi në top-treshe të golashënuesve të La Ligës

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në La Liga, duke u renditur ndër tre golashënuesit më të mirë të këtij edicioni. Pas xhiros së fundit, Kylian Mbappe kryeson me 17 gola për Real Madridin, i ndjekur nga Ferran Torres i Barcelonës me 11 gola.

Muriqi pozicionohet i treti me nëntë gola për Mallorcan, duke lënë pas emra të njohur si Robert Lewandowski, Julian Alvarez, Lamine Yamal e Raphinha. Sulmuesi 31-vjeçar shënoi të shtunën një gol spektakolar me kokë nga rreth 15 metra në fitoren 3:1 ndaj Elches, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit.

Ky edicion po rezulton të jetë më i suksesshmi në karrierën e Muriqit, duke tejkaluar shifrën e golave të realizuar në dy sezonet e kaluara dhe duke tejkaluar edhe performancën e tij më të mirë deri më tani, sezonin 2022/2023, kur shënoi 15 gola dhe dha tri asistime në 35 paraqitje për Mallorcan.