Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se votimi në ambasada dhe konsullata do të zhvillohet më 27 dhjetor.
Në faqen zyrtare, KQZ ka sqaruar procedurat e votimit, duke theksuar se të drejtë vote kanë vetëm qytetarët që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.
Votuesit identifikohen me një dokument të vlefshëm të Republikës së Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë apo leje drejtimi.