Kosova, shteti më i sigurtë në Ballkanin Perëndimor sipas Indeksit Global 2025

Kosova ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas Indeksit Global 2025, vendi renditet si më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon dhe një ngritje impresive prej 34 pozicionesh krahasuar me vitin 2021.
Ky arritje tregon përforcimin e sundimit të ligjit dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të sigurisë në vend.
Rezultatet e Indeksit mbështeten nga organizata ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duke reflektuar besueshmërinë dhe transparencën e të dhënave.
Ky sukses ndërkombëtar është një konfirmim i politikave të suksesshme të sigurisë dhe bashkëpunimit institucional në Kosovë, duke i dhënë qytetarëve një mjedis më të sigurt dhe duke forcuar pozitën e vendit në skenën rajonale dhe globale.
