Këto janë 5 qytetet më të mira në botë për jetën e natës

Këto janë 5 qytetet më të mira në botë për jetën e natës

Barcelona është shpallur qyteti më i mirë në botë për jetën e natës nga revista prestigjioze Condé Nast Traveller Middle East, e njohur për analizat e saj të udhëtimeve, trendet e luksit dhe përvojat kulturore globale.

Kjo titull i jep Barcelonës një pozicion të veçantë në hartën e destinacioneve që ofrojnë argëtim urban dhe atmosferë të gjallë.

Me më shumë se 300 bare për çdo 100 km, qyteti kryeson listat për ata që kërkojnë përzierjen perfekte të muzikës, argëtimit dhe atmosferës urbane.

Çmimet e pijes janë më të përballueshme krahasuar me shumicën e metropoleve europiane, me një mesatare prej vetëm 4 euro, ndërsa shumë lokale mbajnë dyert hapur deri në orën 6 të mëngjesit, duke krijuar një kulturë nate të pandalshme.

Nga klubet ikonike dhe plazhet plot jetë, te baret e vogla të lagjeve artistike, Barcelona ofron një diversitet që rrallë gjen diku tjetër.

Renditja e plotë e pesë qyteteve më të mira për jetën e natës sipas Condé Nast Traveller Middle East është:

  1. Barcelona
  2. Paris
  3. Tokio
  4. Praga
  5. Tbilisi

Barcelona është një qytet që kombinon kulturën, ritmin dhe spontanitetin në çdo rrugë dhe lokal.

A mendoni se qyteti katalanas meritoi vendin e parë, apo do të zgjidhnit një tjetër destinacion për jetën e natës?