Gjilan: Tryezë diskutimi mbi orientimin profesional për të rinjtë

Gjilan: Tryezë diskutimi mbi orientimin profesional për të rinjtë

Në Gjilan u mbajt një tryezë diskutimi me temën “Rëndësia e orientimit në karrierë për të rinjtë e Gjilanit”, ku morën pjesë studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, përfaqësues të institucioneve lokale, bizneseve dhe palëve të tjera të interesit. Ngjarja u organizua nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit YEEP 2, në bashkëpunim me Qendrën për Karrierë të universitetit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin eksperiencat dhe të diskutonin mbi rëndësinë e orientimit profesional për të rinjtë, sfidat e mundësitë e punësimit në Gjilan, si dhe nevojën për mekanizma që lidhin arsimin me tregun e punës. Dialogu i hapur synoi të fuqizonte të rinjtë në ndërtimin e karrierës së tyre.

Pjesëmarrësit vlerësuan ndikimin e projektit YEEP 2 dhe të Qendrës për Karrierë të UKZ-së në rritjen e aftësive profesionale të të rinjve dhe në krijimin e lidhjeve me sektorin privat. Gjatë tryezës u prezantuan edhe rezultatet e deritanishme të projektit, që synon integrimin e më lehtë të të rinjve në tregun e punës.

Ngjarja u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të gjerë ndërmjet institucioneve arsimore, bizneseve dhe komunitetit lokal, duke ofruar mbështetje konkrete për të rinjtë në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme.