Prishtina feston kuq e zi: “Verë n’Dimër” hapet më 28 Nëntor me Jerichon

Prishtina feston kuq e zi: “Verë n’Dimër” hapet më 28 Nëntor me Jerichon

Festat e fundvitit në Prishtinë këtë vit fillojnë kuq e zi! Tradicionalisht i njohur për atmosferën festive dhe aktivitetet e shumta kulturore, organizimi “Verë n’Dimër” nis më 28 Nëntor, duke përkujtuar Festën e Flamurit dhe 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Hapja e këtij edicioni festiv do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej, ku skena do të marrë jetë me një performancë energjike nga Bendi Jericho. Me tingujt e tyre, grupi do të sjellë një atmosferë të gjallë dhe muzikore, duke elektrizuar qytetin dhe vizitorët që do të jenë pjesë e këtij fillimi festiv.

Përveç muzikës, “Verë n’Dimër” ofron aktivitete kulturore, artizanale dhe gastronomike, duke e bërë këtë eveniment një pikë takimi për familjet dhe qytetarët e Prishtinës, si dhe për vizitorët nga mbarë vendi.