Mësim tërditor, digjitalizim dhe shkolla të reja: Planet e Arbër Ismajlit për arsimin

Mësim tërditor, digjitalizim dhe shkolla të reja: Planet e Arbër Ismajlit për arsimin

Arbër Ismajli, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka prezantuar planin e tij për arsimin, nëse fiton besimin e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor.

Programi i tij fokusohet në modernizimin e shkollave, zgjerimin e kapaciteteve arsimore dhe integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.

Arsimi sipas planit të Arbërit:

  • Mësim tërditor në vitin e dytë të mandatit.
  • Zgjerim në 5 shkolla brenda mandatit: tri shkolla të reja, dy urbane në Lagjen Fidanishtja dhe Tregu i Gjelbër dhe një rurale në fshatin Livoç i Ulët.
  • Digjitalizim dhe modernizim i laboratorëve dhe kabineteve, përfshirë: ditar elektronik, tabela të mençura, biblioteka shkollore dhe Wi-Fi.

Me këtë program, ai synon të krijojë një ambient modern, të qasshëm dhe stimulues për të gjithë nxënësit, duke garantuar se secili prej tyre ka mundësi të barabarta për arritje akademike dhe zhvillim personal.