Alban Hyseni me tri tubime sonte: Cernicë, Përlepnicë dhe Dheu i Bardhë

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025.
Fushata e tij po karakterizohet nga takime intensive me qytetarë dhe biznese, me synimin për të forcuar mbështetjen dhe për të arritur një fitore bindëse.
Sonte, për qytetarët e fshatrave Cernicë dhe Përlepnicë, si dhe të lagjes Dheu i Bardhë, janë planifikuar tre tubime të veçanta:
- 18:00 – Sh.F.M.U “Ramiz Cernica”, Cernicë
- 19:00 – Sh.F.M.U “Skënderbeu”, Përlepnicë
- 20:00 – Sh.F.M.U “Rexhep Elmazi”, Dheu i Bardhë
Ai ka bërë thirrje që mbështetësit të jenë aktivë edhe gjatë ditëve të fundit të fushatës për ta garantuar fitoren.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në tubimet tona që do të mbahen sonte (e mërkurë, 5 nëntor). Le të mobilizohemi edhe njëherë dhe të dielën ta bëjmë fitoren e madhe – BASHKË”, ka shkruar Hyseni.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Hyseni arriti të sigurojë 49.79% të votave, ose 21,463 vota, duke iu afruar fitores për vetëm 71 vota. Kjo afërsi e rezultateve e bën raundin e dytë një garë vendimtare dhe vendosëse për drejtimin e ardhshëm të Komunës së Gjilanit.