Këto janë 50 albumet më të mira të të gjitha kohërave, sipas kritikëve të “The Telegraph”

Sa herë që dikush përmend “albumet më të mira të të gjitha kohërave”, nis një debat që kurrë nuk përfundon. Çdokush ka listën e vet, kujtime, këngë që ia kanë shënuar një periudhë të jetës, tinguj që e kanë bërë ta kuptojë më mirë veten apo botën. Por, kur një nga kritikët më të njohur të muzikës, Neil McCormick nga The Telegraph, vendos të bëjë renditjen e tij personale, ia vlen ta dëgjosh – qoftë edhe për t’u grindur me të në komente.
McCormick ka kaluar tri dekada duke dëgjuar mijëra albume – që nga ditët e arta të vinilit deri te era e stream-it pa fund – për të ndërtuar këtë listë si një udhëtim përmes historisë së popit dhe rokut. Ai vetë e pranon që kjo nuk është “e vërteta absolute”, por një përmbledhje e atyre projekteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore.
Në listë nuk do të gjeni muzikë klasike apo xhaz (edhe pse ndikimi i tyre është i pashmangshëm), por do të gjeni çdo epokë të popit modern: nga zërat revolucionarë të viteve ’60 te gjigantët e stream-it të ditëve të sotme. Ka Beatles e Bob Dylan, por edhe Kendrick Lamar e Beyoncé – pra, një udhëtim që bashkon epokat dhe brezat në një kolonë zanore që vazhdon të frymojë.
Në fund të fundit, kjo listë është një ftesë për t’u kthyer te muzika e mirë — ajo që nuk plaket kurrë, pavarësisht nga teknologjia apo koha.
TOP 50 albumet më të mira të të gjitha kohërave sipas Neil McCormick / The Telegraph:
- Elton John – Goodbye Yellow Brick Road (1973)
- The Beach Boys – Pet Sounds (1966)
- R.E.M. – Automatic for the People (1992)
- The Smiths – The Queen Is Dead (1986)
- Taylor Swift – 1989 (2014)
- Van Morrison – Astral Weeks (1968)
- Madonna – Like a Prayer (1989)
- Amy Winehouse – Back to Black (2006)
- Kendrick Lamar – To Pimp a Butterfly (2015)
- Paul Simon – Graceland (1986)
- Bob Marley & The Wailers – Exodus (1977)
- Aretha Franklin – Lady Soul (1968)
- Kraftwerk – Trans-Europe Express (1977)
- Black Sabbath – Paranoid (1970)
- Leonard Cohen – I’m Your Man (1988)
- Lauryn Hill – The Miseducation of Lauryn Hill (1998)
- Massive Attack – Protection (1994)
- The Sex Pistols – Never Mind the Bollocks (1977)
- Kanye West – My Beautiful Dark Twisted Fantasy (2010)
- The Eagles – Hotel California (1976)
- Elvis Presley – Elvis Presley (1956)
- The Jimi Hendrix Experience – Electric Ladyland (1968)
- Patti Smith – Horses (1975)
- Lou Reed – Transformer (1972)
- The Clash – London Calling (1979)
- Carole King – Tapestry (1971)
- The Who – Who’s Next (1971)
- U2 – Achtung Baby (1991)
- Miles Davis – Bitches Brew (1970)
- Radiohead – OK Computer (1997)
- The Beatles – Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band (1967)
- Stevie Wonder – Songs in the Key of Life (1976)
- Led Zeppelin – IV (1971)
- Bruce Springsteen – Darkness on the Edge of Town (1978)
- Michael Jackson – Thriller (1982)
- Bob Dylan – Blonde on Blonde (1966)
- Joni Mitchell – Hejira (1976)
- Prince – Purple Rain (1984)
- David Bowie – Aladdin Sane (1973)
- The Beatles – Revolver (1966)
- The Rolling Stones – Exile on Main St. (1972)
- Daft Punk – Random Access Memories (2013)
- Beyoncé – Lemonade (2016)
- Nirvana – Nevermind (1991)
- Kate Bush – Hounds of Love (1985)
- Pink Floyd – The Dark Side of the Moon (1973)
- Fleetwood Mac – Rumours (1977)
- Marvin Gaye – What’s Going On (1971)
- Bob Dylan – Blood on the Tracks (1975)
- The Beatles – Abbey Road (1969)