MRKS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po avancojnë — pritet të përfundojnë për 2 vjet

MRKS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po avancojnë — pritet të përfundojnë për 2 vjet

Punimet në stadiumin e ri të Gjilanit po zhvillohen me intensitet dhe sipas planit, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Projekti, që vlerësohet si një nga investimet më të rëndësishme sportive në rajonin e Anamoravës, pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme.

Sipas njoftimit të MKRS-së, stadiumi do të ketë një kapacitet prej rreth 8,750 ulësesh dhe do të kushtojë 12.8 milionë euro. Objektivi kryesor i ndërtimit është krijimi i kushteve moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive, por edhe një përvojë më komode për shikuesit dhe tifozët.

Ky projekt i ri synon të ngrejë standardet e infrastrukturës sportive në Gjilan dhe të ofrojë hapësira të përshtatshme për ngjarje të niveleve të ndryshme, nga kampionatet vendore deri tek ato ndërkombëtare.