Mbyllet numërimi në 24 komuna – mbi 29 mijë vota nga diaspora pranohen, afro 4 mijë refuzohen

Mbyllet numërimi në 24 komuna – mbi 29 mijë vota nga diaspora pranohen, afro 4 mijë refuzohen

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave nga zgjedhjet lokale po hyn në fazën përmbyllëse. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri të premten në mëngjes janë mbyllur aktivitetet në 24 komuna të vendit, përfshirë Ferizajn, Suharekën, Deçanin dhe Vushtrrinë. Deri më tani janë procesuar 3,785 nga gjithsej 5,142 kuti votimi, që përfshijnë zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Ndërkohë, edhe procesi i vlerësimit të votave të diasporës është drejt përfundimit. Nga mbi 33 mijë pako të pranuara përmes postës, më shumë se 29 mijë janë aprovuar, ndërsa rreth 3,900 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit, sipas Elezit, është mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,328 raste.

Me këtë ritëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që shumë shpejt të mbyllë të gjitha procedurat e verifikimit dhe numërimit, duke afruar publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale.