“Filler” në kufi — Dogana ndalon një “spa lëvizëse” në Vërmicë

“Filler” në kufi — Dogana ndalon një “spa lëvizëse” në Vërmicë

Në pikën kufitare të Vërmicës, një shofer mendoi se mund ta kalonte kufirin me “buzë të fryra” dhe “faqe të lëmuara” – por harroi të lëmonte dokumentet. Doganierët, me syrin më të mprehtë se çdo serum anti-rrudhë, ndaluan veturën për kontroll dhe zbuluan një spa të tërë në formë bagazhi: fillerë, suplemente, kremra e produkte kozmetike, të gjitha pa asnjë faturë, por me shumë “vetëbesim”.

Produktet u sekuestruan menjëherë, ndërsa shoferi mbeti vetëm me buzë të thata dhe një raport zyrtar që nuk të bën më të bukur. Në fund, efekti i vetëm “filler” që funksionoi ishte ai në raportin e Doganës — ku u mbush rubrika për konfiskime estetike.