Kosova nis rrugën e arkeologjisë digjitale me mbështetje nga Gjermania

Kosova nis rrugën e arkeologjisë digjitale me mbështetje nga Gjermania

Për herë të parë në Kosovë është aplikuar teknologjia inovative e Airborne Laser Scanning për skanimin e siteteve arkeologjike nga ajri. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe përfshiu një mision të përbashkët të Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik Gjerman.

Gjatë projektit, dy sitete u skanuan plotësisht nga ajri, duke mundësuar që ekspertët të identifikojnë strukturat dhe mbetjet arkeologjike që ndodhen nën mbulimin e pyjeve. Skanimi lazer ofron mundësi të reja për studimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e saj për brezat e ardhshëm.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin arkeologjik mes Kosovës dhe Gjermanisë, i cili u formalizua më herët këtë vit me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy institucioneve.