Bedri Hamza nesër në Gjilan për të mbështetur Riad Rashitin

Një ditë para zgjedhjeve lokale në Gjilan, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës, Riad Rashiti, do të takohet me banorët e fshatit Malishevë dhe të lagjes Arbëria, për të prezantuar vizionin dhe planet e tij për zhvillimin e komunës.
Takimi i parë mbahet të shtunën, më 11 tetor, nga ora 14:00 në shkollën “Abdullah Tahiri” në Malishevë, ndërsa takimi i dytë është planifikuar nga ora 15:00 në shkollën “Abaz Ajeti” në lagjen Arbëria.
Në këto takime do të marrë pjesë edhe Bedri Hamza, duke përforcuar mesazhin e PDK-së për një udhëheqje më të përgjegjshme dhe të afërt me qytetarët.
Riad Rashiti ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këto takime, duke theksuar:
“Të dashur banorë të Malishevës dhe të lagjes Arbëria, ju ftoj në këto takime sepse askush nga ne nuk ka më kohë për të humbur me udhëheqës që nuk dinë e nuk duan të punojnë. E ardhmja jonë nuk pret, dhe ne meritojmë #MaMirë! Ejani të gjithë, dhe jo vetëm nesër, por përherë, sepse misioni ynë ishte, është dhe do të mbetet i qartë.”