Alban Hyseni viziton Minna Fashion në Gjilan, premton vazhdimin e mbështetjes për fuqizimin e grave në biznes

Alban Hyseni viziton Minna Fashion në Gjilan, premton vazhdimin e mbështetjes për fuqizimin e grave në biznes

Kandidati për një mandat të dytë dhe Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi sot një vizitë në biznesin Minna Fashion, një prej bizneseve më të suksesshme në Gjilan që me produktet e veta ka arritur të prekë edhe tregun ndërkombëtar. Ky biznes përfaqëson një shembull të shkëlqyer të sipërmarrjes dhe fuqizimit të grave në qytet.

Gjatë vizitës, Hyseni ishte i shoqëruar nga deputetja Arijeta Rexhepi dhe kandidati për Asamble, Albulenë Hajdari. Ata patën mundësinë të shihnin nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë qendër krijimtarie dhe punësimi, e cila drejtohet nga një grua.

“Minna Fashion – një tjetër histori suksesi nga gratë e qytetit tonë. Sot vizituam zonjën Vjollca, e cila me shumë përkushtim drejton biznesin e saj Minna Fashion në Gjilan. Minna Fashion punëson mbi 100 gra, duke u ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm. Me pasion e profesionalizëm, Vjollca ka arritur ta bëjë markën e saj të njohur përtej kufijve, me fustanet që tashmë janë prezente në shumë vende të botës – deri në ShBA”, u shpreh Alban Hyseni.