Arbër Ismajli zotohet për investime të mëdha në Bresalc

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në javën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka prezantuar programin e tij për fshatin Bresalc, duke theksuar përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete për komunitetin.
Në mesin e premtimeve kryesore janë renovimi i shkollës fillore “Ibrahim Uruqi”, përfshirë sallën e edukatës fizike, ndërtimi i sheshit të rekreacionit në hapësirën e ish-objektit të tekstilit, krijimi i Parkut të Paqes në lagjen Gllama, si dhe investime në infrastrukturë, kanalizim dhe ujësjellës. Ismajli u shpreh se këto projekte do të përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të Bresalcit.