Alban Hyseni: Mbështetje për 128 biznese të reja vetëm në tre vitet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për mandat të dytë, Alban Hyseni, ka bërë të ditur rezultatet e fondit për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj dhe grave në biznes. Sipas tij, vetëm në tre vitet e fundit janë mbështetur krijimin e 128 bizneseve të reja, duke hapur mundësi të reja për të rinjtë dhe gratë në komunë.
Hyseni thekson se pas 12 tetorit, kjo mbështetje do të vazhdojë me intensitet të shtuar, duke synuar nxitjen e ideve të reja, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal. Ai fton qytetarët të jenë pjesë e këtij procesi, duke bashkëpunuar për një komunitet më të zhvilluar dhe mundësi reale për të gjithë.