Alban Hyseni prezanton planprogramin qeverisës për mandatin e dytë në Gjilan

Alban Hyseni prezanton planprogramin qeverisës për mandatin e dytë në Gjilan

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për mandat të dytë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka publikuar planprogramin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sipas Hysenit, plani i tij ndërtohet mbi tre shtylla kryesore: “Qytet i zhvilluar”, “Komunë për të gjithë” dhe “Gjilan i së ardhmes”. Ai thekson se këto shtylla synojnë të përmirësojnë zhvillimin ekonomik, ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe të krijojnë një vizion të qëndrueshëm dhe modern për Gjilanin.

Hyseni ka bërë të ditur këtë plan përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe versionin online të dokumentit, duke ftuar qytetarët të njihen me detajet e tij.