Hajdari largohet nga Zvicra dhe i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i ri Albian Hajdari do t’i bashkohet Kombëtares A të Kosovës në grumbullimin e tetorit, për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Hajdari ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke u larguar nga Kombëtarja A e Zvicrës, me të cilën kishte luajtur një ndeshje miqësore. Lajmi ishte paralajmëruar fillimisht nga mediat zvicerane, ndërsa presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka konfirmuar për Telegrafin.
Ademi e përshkroi Hajdarin si lojtar me të ardhme të ndritur dhe falënderoi familjen dhe shokët e tij të skuadrës, duke theksuar se prurjet e reja te Kombëtarja do të vazhdojnë çdo muaj.