60-vjeçari që u bë grua për të dalë në pension më herët

60-vjeçari që u bë grua për të dalë në pension më herët

Në Argjentinë, një burrë i quajtur Sergio Lazarovich vendosi të mos presë pesë vite të tjera për pension – dhe gjeti zgjidhjen më “të thjeshtë”: ndërroi gjininë në dokumente. Jo, jo nga ndonjë krizë identiteti, por nga kriza e lodhjes me punën. Me një firmë dhe një vulë, nga burrë 60 vjeç u bë grua 60 vjeçe… dhe gruaja del në pension pesë vite më shpejt. Thjesht logjikë matematike, jo biologji.

Opinioni publik u nda: disa e panë si tallje me të drejtat e personave transgjinorë, të tjerë si akt proteste kundër një sistemi absurd. Por një gjë është e qartë: Sergio nuk ndryshoi vetëm gjini në letër, ai ndryshoi edhe rregullat e lojës. Dhe ndoshta ka të drejtë kur thotë: pse të vuash për barazi, kur mund të fitosh me një rresht në formular?