Kur donacionet shkojnë për iPhone, jo për bamirësi

Kur donacionet shkojnë për iPhone, jo për bamirësi

Në Indi, një influencuese ka hapur fushatë donacionesh – jo për bamirësi, jo për të shpëtuar kafshë, as për të ndihmuar të varfrit – por për të blerë iPhone 17 Pro Max. Arsyeja? Babai i saj, që vetëm tre muaj më parë i kishte dhuruar iPhone 16, refuzoi ta blejë edhe modelin e ri. Një tragjedi e vërtetë familjare… në 4K.

Me sy të përlotur në kamera, ajo i lutet ndjekësve: “më jepni nga një, dy, tre ose katër rupi që të realizoj ëndrrën time”. Dhe ndoshta ka të drejtë: në një botë ku njerëzit japin miliona për kriptomace dhe foto me filtra, pse të mos financohet edhe një iPhone i ri? Fundja, kush ka thënë se altruizmi nuk mund të ketë Face ID?