Riad Rashiti fton banorët e Mireshit në takim për prezantimin e programit të tij për Gjilanin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka ftuar banorët e fshatit Miresh në një takim informues që do të mbahet këtë të premte në shkollën “Nazim Hikmet” nga ora 19:00.
Gjatë takimit, Rashiti do të prezantojë programin e tij për zhvillimin e komunës, nën moton “Më mirë për Gjilanin”. Ai ka bërë thirrje që banorët të marrin pjesë dhe të njihen me planet e tij për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe jetës së përditshme në komunë.
Takimi është pjesë e fushatës së Rashitit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku ai synon të sigurojë një mandat për të udhëhequr Gjilanin drejt një komunë më të mirë dhe më të zhvilluar.