“Hidromorava” paralajmëron: Mos e keqpërdorni ujin, ose do të ketë pasoja!

“Hidromorava” paralajmëron: Mos e keqpërdorni ujin, ose do të ketë pasoja!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka bërë thirrje urgjente për ndërprerjen e përdorimit të ujit të pijshëm për aktivitete që nuk janë të nevojshme. Inspektimet e fundit në Viti, Kamenicë dhe zonat përreth kanë zbuluar raste ku qytetarët kanë përdorur ujin për larje rrugësh, automjetesh dhe ujitje sipërfaqesh, pavarësisht kërkesave të larta për furnizim.

“Hidromorava” rikujton se çdo lidhje ilegale ose përdorim jashtë nevojave bazike shkel rregulloret dhe cenon furnizimin e të tjerëve. Kompania thekson se masat do të jenë të ashpra dhe çdo shkelës mund të përballet me ndërprerje të menjëhershme të furnizimit.

Nga kompanía bëhet thirrje për bashkëpunim dhe kujdes: përdorimi i ujit duhet të jetë i drejtë dhe i matur, për të siguruar që të gjithë qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm çdo ditë.