Riad Rashiti viziton biznesin “Kimi Coffee and Cake House” në Gjilan

Riad Rashiti viziton biznesin “Kimi Coffee and Cake House” në Gjilan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë dhe bizneset lokale, duke u njohur nga afër me punën, sfidat dhe sukseset e tyre.

Në kuadër të këtyre vizitave, Rashiti bashkë me ekipin e tij vizitoi njërin prej bizneseve më të vjetra në qytet, “Kimi Coffee and Cake House”, e cila që nga viti 1960 ruan traditën familjare në fushën e gastronomisë dhe është bërë një pikë referimi e veçantë për gjilanasit.

Gjatë takimit me pronarët dhe stafin, ku pjesa më e madhe janë gra, u diskutua për kushtet dhe mundësitë për zhvillimin e bizneseve lokale, si dhe për përkrahjen që programi i PDK-së për Gjilanin synon t’u ofrojë atyre.

Rashiti theksoi se qeverisja e tij do të ketë prioritet krijimin e kushteve më të mira për bizneset, duke siguruar një mjedis më të favorshëm për zhvillim dhe punësim.

“Kimi është një tjetër histori suksesi që tregon shpirtin ndërmarrës të qytetit tonë. Faleminderit për mikpritjen dhe shembullin që jepni çdo ditë. Me neve në qeverisje, kushtet për bizneset do të jenë thjesht #MaMirë,” – tha Rashiti.

Vizita e sotme ishte pjesë e angazhimeve të tij të përditshme për të dëgjuar nga afër zërin e bizneseve dhe qytetarëve të Gjilanit.