Albin Kurti në New York për Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një vizitë në New York të SHBA-së për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit atje, Kurti do të zhvillojë takime me liderë ndërkombëtarë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe shoqatave të diasporës. Qëllimi i vizitës është të forcohen marrëdhëniet me vendet partnere, të rritet prezenca dhe ndikimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe të prezantohen mundësitë për investime të huaja në vend.
Vizita e kryeministrit synon të vendosë një platformë dialogu dhe bashkëpunimi me aktorët ndërkombëtarë dhe të tregojë potencialin që Kosova ofron si partner strategjik dhe ekonomik.