Festivali ndërkombëtar “Rising Stars” – Evropa vjen në Gjilan!

Me shume emocione dhe talente të jashtëzakonshëm, festivali ndërkombëtar i muzikës “Rising Stars” rikthehet me edicionin e 8-të, duke sjellë Evropën në zemër të Kosovës.
Nga 25 deri më 27 shtator, qyteti i Gjilanit do të kthehet në një skenë të gjallë, ku artistë të rinj nga vende të ndryshme të botës prezantojnë muzikën e tyre përpara publikut.
26 Shtator – Nata e Parë e Garës
Festivali nis me garat e kategorive të moshave të reja: XS & S në orën 15:00 dhe M & L në orën 18:00, në ambientin e ngrohtë dhe modern të Vali Ranch Resort & Congress Center. Ky fillim emocionues premton momente të paharrueshme dhe interpretime të shkëlqyera, duke prezantuar një mozaik të pasur kulturor dhe muzikor.
27 Shtator – Mbrëmja Gala
Pika kulmore e festivalit mbahet në Teatrin e Gjilanit nga ora 19:00, ku publiku do të ndjekë ndarjen e çmimeve mbi qilimin e kuq dhe shfaqjet e talentëve më premtues. Mbrëmja Gala premton emocione të forta dhe një atmosferë të paharrueshme, duke vënë në pah kreativitetin dhe pasionin e artistëve.

Ky festival ndërkombëtar, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Gjilan dhe Gorenje Department Store, nuk është vetëm një garë muzikore, por një platformë e rëndësishme për promovimin e talenteve të reja dhe për të nxitur bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar.
“Rising Stars” është një ftesë për të gjithë adhuruesit e muzikës që të bëhen pjesë e një udhëtimi unik, ku muzika shndërrohet në gjuhën universale që bashkon njerëzit.
