Alban Hyseni viziton Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Gjilan: Premton mbështetje të vazhdueshme për artin dhe kulturën

Gjatë vikendit që lamë pas, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me ekipin e tij vizituan Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në qytetin e Gjilanit – institucion që ruan shpirtin kulturor të qytetit, duke i dhënë jetë traditës përmes këngës e valleve.
Në këtë vizitë, Hyseni u takua nga afër me artistët që mbajnë gjallë artin dhe kulturën e qytetit, duke vlerësuar punën e tyre të përditshme dhe pasionin që e përcjellin te publiku. Ai theksoi se ky institucion është një nga shtyllat më të rëndësishme kulturore të Gjilanit dhe se përkrahja e tij do të mbetet prioritet.
“Sot e vizitova këtë institucion, ku takova artistë dhe njerëz që me pasion dhe përkushtim e mbajnë gjallë artin dhe kulturën e Gjilanit. Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe bashkë do ta vazhdojmë mbështetjen e këtij institucioni kulturor, me theks të veçantë krijimin e Ansamblit të Qytetit,” deklaroi Hyseni.