Hyseni viziton fermerët në Përlepnicë: “Fermerët shtylla e zhvillimit ekonomik”

Hyseni viziton fermerët në Përlepnicë: “Fermerët shtylla e zhvillimit ekonomik”

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, e nisi ditën në Përlepnicë me vizitë te fermeri Ilir Dalipi. Në një bisedë të hershme me banorët e fshatit, ai prezantoi planet për mbështetje edhe më të madhe ndaj fermerëve gjatë mandatit të ardhshëm.

“Fermerët janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik,” shkroi Hyseni në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se do të jetë gjithmonë pranë tyre. Postimi u mbyll me sloganin e fushatës së Vetëvendosjes në Gjilan: #BASHKËpërGjilanin.”