Arber Ismajli prezanton ekipin dhe vizionin për “Gjilanin e Ri”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, ka njoftuar për një ngjarje publike ku do të prezantojë ekipin e tij dhe vizionin për të ardhmen e qytetit.
Tubimi do të mbahet sot, më 15 shtator 2025, duke filluar nga ora 19:00, në platonë para Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me kandidatët për asamble, si dhe me idetë për zhvillim, më shumë mundësi dhe për një qytet ku secili zë përfaqësues ka rëndësi.
“Ky është momenti për të ndarë vizionin për një Gjilan të ri. Prania e qytetarëve ka rëndësi të veçantë në rrugëtimin drejt ndryshimit të merituar”, është thënë në komunikatën e Ismajlit.