Vetëm 16 femra në botë kanë këngë me mbi një miliard dëgjime, mes tyre edhe Dua Lipa e Bebe Rexha

Vetëm 16 femra në botë kanë këngë me mbi një miliard dëgjime, mes tyre edhe Dua Lipa e Bebe Rexha

Mbi gjashtëdhjetë këngëtare femra në mbarë botën kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm: secila prej tyre ka të paktën një këngë që ka tejkaluar një miliard dëgjime në Spotify. Megjithatë, vetëm gjysma e tyre kanë arritur ta bëjnë këtë arritje me më shumë se një këngë.

Suksesi i këtyre artisteve nuk është i njëjtë për të gjithë. Për shembull, Taylor Swift në fillim të vitit 2023 nuk kishte asnjë këngë që kishte kaluar një miliard dëgjime, ndërsa sot renditet ndër artistet me më shumë këngë që kanë arritur këtë shifër, duke treguar rritjen e jashtëzakonshme të popullaritetit të saj, sipas të dhënave të InMusicBlog.

Nga ana tjetër, Karol G dhe Shakira mbajnë rekordin si gratë latine me më shumë këngë mbi një miliard dëgjime. Ndërsa në skenën e K-Pop-it, vetëm LISA dhe JENNIE nga BLACKPINK kanë arritur këtë sukses me këngët “MONEY” dhe “Popular”.

Shqipëtarët nuk mbetet pas në këtë panoramë të muzikës globale. Dy artiste me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë pjesë e këtij grupi elit. Bebe Rexha ka katër këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime, ndërsa Dua Lipa ka arritur këtë shifër me 12 këngë të saj.


Dua Lipa është një nga emrat më të njohur të muzikës pop ndërkombëtare. Ajo ka fituar çmime prestigjioze, përfshirë Grammy për “Best New Artist” dhe ka kryesuar shumë lista të hiteve globale. Albumi i saj i fundit ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe fansat, ndërsa turnetë e saj janë shndërruar në ngjarje të jashtëzakonshme muzikore. Me 12 këngë që kanë tejkaluar një miliard dëgjime në Spotify, Dua Lipa konsolidohet si një nga artistet më të suksesshme dhe më të ndikuara të brezit të saj.