Tour of Kosovo 2025: Tre ditë mbyllje rrugësh në Kosovë, përfshirë edhe autostradën

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator 2025 do të bëhen mbyllje të përkohshme të disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës, për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare me biçikleta “Tour of Kosovo 2025”.
📍 Etapa e parë – 4 shtator (12:00 – 15:00)
Itinerari nis nga segmenti i autostradës në Veternik dhe kalon përmes Bresjes, Komoranit, Gjergjicës, Malishevës, Duhëlit, Suharekës, Prizrenit (Veri dhe Jug), deri në Vërmicë, për t’u kthyer dhe përfunduar në Malishevë.
📍 Etapa e dytë – 5 shtator (11:00 – 15:00)
Kjo etapë nis nga pika kufitare e Vërmicës dhe përshkon zonat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Komoranit, Fushë Kosovës, Lipjanit e Kaçanikut, me finish në Hani i Elezit.
📍 Etapa e tretë – 6 shtator (11:00 – 15:00)
Etapa finale starton në Hani i Elezit dhe përfshin Kaçanikun, Lipjanin, Komoranin, Malishevën, Suharekën, Prizrenin dhe Zhurin, për të përfunduar në Vlashnjë (km 10 i autostradës), ku do të mbahet edhe ceremonia e mbylljes së garës.
🚦 Këshillë për qytetarët: Për të shmangur vonesat, Policia apelon që gjatë këtyre orëve të përdoren rrugë alternative.